Kronika 27 June 2025, 15:16 Nga VNA

Theth – Të shtëna dhe dhunë fizike, Alfred Rrupa arrestohet pas konfliktit me armë

Ndaje në Whatsapp
Theth – Të shtëna dhe dhunë fizike, Alfred Rrupa arrestohet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Theth, ku një konflikt mes disa shtetasve ka rrezikuar të përshkallëzohet në dhunë më të madhe. Policia e Shkodrës ka arrestuar shtetasin Alfred Rrupa, 33 vjeç, banues në Theth, i dyshuar si autor i të shtënave me armë zjarri ndaj një automjeti me të cilin po udhëtonin tre persona.

Sipas hetimeve paraprake, për motive të dobëta, Rrupa ka qëlluar me pistoletë në drejtim të mjetit të drejtuar nga shtetasi N. H., ku ndodheshin edhe P. H. dhe D. Rr. Fatmirësisht, nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Më pas, tre shtetasit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 33-vjeçarit.

Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Arma e përdorur në ngjarje, një pistoletë me municion luftarak, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ndaj tre shtetasve të tjerë është nisur procedim penal në gjendje të lirë, ndërsa materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme