Kronika 27 June 2025, 11:30 Nga VNA

Vijon dëshminë /Ish prokurori Ndoja flet edhe për Gjirin e Lalzit

Ndaje në Whatsapp
Vijon dëshminë /Ish prokurori Ndoja flet edhe për Gjirin e Lalzit

Ish-prokurori Arjan Ndoja po vijon ka dëshminë e tij në GJKKO lidhur me atentatin ndaj tij të ndodhur më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Ndoja ka deklaruar sot pjesë nga biseda që ka bërë me babain e një të pandehuri të çështjes, Julian Meçes. Konkretisht ai tha se e ka pyetur babain e Meçajt se çfarë borxhi i ka atyre. “Basir Meçes, babait të Julian Meçes, (i pandehur në proces) e kam pyetur nëse është e vërtetë kjo gjëja, është shumë e rëndë. Të kam ndonjë borxh unë ty? Nje djalë ke, merre dhe hiqe nga Shqipëria", tregoi Ndoja nga biseda. Ai gjithashtu iu referua Plarent Dervishajt si "thjesht një ushtar" dhe ky etiketim solli reagimin e tij. Pjesë nga dëshmia: Arjan Ndoja: Me Pëllumb Muharremin nuk jam takuar më, me Genc Malokun, kam një raport normal, i humbi djali në makinë me mua. Me Dorian Shabën nuk kam pasur komunikim, asnjë kontakt për ngjarjen. Nuk kam interes pasuror në Gjirin e Lalzit. SPAK: E njihni Halit Valterin? Arjan Ndoja: E njoh si figurë publike, e përshëndeta dhe qeparë. Ka nxjerrë një video, ku sipas tij janë autorët e atentatit tim. Nxorri videon në kuvend, por nuk e di a janë ata. Basir Meçes, babait të Julian Meçes, (i pandehur në proces) e kam pyetur nëse është e vërtetë kjo gjëja, është shumë e rëndë. Të kam ndonjë borxh unë ty? Nje djalë ke, merre dhe hiqe nga Shqipëria. Nëse është lidhje me atë (Plarent Dervishaj), është thjesht ushtar. Plarent Dervishaj: M’u drejto me emër mua!

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme