Kronika 28 June 2025, 11:24 Nga VNA

28 pedagogë dhe punonjës të UBT, të pandehur nga SPAK për abuzime me tendera

Ndaje në Whatsapp
28 pedagogë dhe punonjës të UBT, të pandehur nga SPAK

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur 28 pedagogë apo punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Në mesin e të akuzuarve janë edhe biznesmenë. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Në mesin e të pandehurve është Edmond Tërthorja, administratori i UBT-së, dy zv.rektorët Ilir Kapaj dhe Romina Koto, përgjegjësi i Departamentit të Moduleve Paraklinike, Bejo Bizhga, si dhe 20 akademikë dhe punonjës të tjerë. Bëhet fjalë për abuzime me nëntë tendera të zhvilluar në vitin 2022 me vlerë totale prej 90 milionë lekësh.

Ndër të tjera, hetimi ka provuar se të dhënat e përgatitjes së fondit limit, specifikimet teknike, termat e referencës dhe hartimi i dokumenteve standarde të tenderit janë kryer nga zyrtarët përgjegjës të universitetit, në bashkëpunim me operatorët ekonomikë fitues “Krijon” sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k dhe “Malvina Visoka PF”.

SPAK ndërkohë ka veçuar një dosje të re dhe po vijon hetimet për tendera të tjerë.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme