Kronika 28 June 2025, 09:22 Nga VNA

Administrativja: KLP të vijojë procedurën e verifikimit të Ndini Tavanit për në SPAK, por nuk rrëzon emërimin e Maksutit

Ndaje në Whatsapp
Administrativja: KLP të vijojë procedurën e verifikimit të

Gjykata Administrative ka pranuar pjesërisht padinë e bërë nga prokurori i Tiranës, Ndini Tavani, i cili garoi për t’u bërë pjesë e SPAK, por u skualifikua me arsyetimin se nuk plotëson kriteret.

Administrativja vendosi “Shfuqizimin e vendimit nr. 185, datë 31.07.2024 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ‘Për moscaktimin në detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar’ të paditësit Ndini Tavani dhe vijimin e procedurës së verifikimit të figurës të paditësit”.

Sipas këtij vendimi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të duhet të vijojë procedurën e verifikimit të prokurorit dhe të vendosë për emërimin ose jo të tij si prokuror i SPAK, nëse plotëson kriteret ligjore.

Ky vendim, nga ana tjetër, nuk afekton apo ndikon në emërimet e tjera në Prokurorinë e Posaçme, pasi Administrativja ka vendosur rrëzimin e padisë për pjesën tjetër të kërkesave. Pra, gjykata ka rrëzuar dy objektet e tjera të kërkesë-padisë për shfuqizimin e vendimit të KLP-së për emërimin e z. Bledar Maksuti si prokuror në SPAK dhe pikën e tretë për detyrimin e KLP-së për emërimin e z. Ndini Tavani në detyrë.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme