Kronika 28 June 2025, 15:09 Nga VNA

Narkotrafikanti Ylli Didani, zbulohet prona që bleu me paratë e drogës në Republikën Domenikane

Ndaje në Whatsapp
Narkotrafikanti Ylli Didani, zbulohet prona që bleu me paratë e

Dokumente gjyqësore të çështjes 2:21-cr-20264-DPH-KGA, të paraqitura në një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara, zbulojnë se shtetasi shqiptar Ylli Didani, i identifikuar si udhëheqës i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, dyshohet se ka blerë një parcelë buzë detit në Republikën Domenikane me vlerë tre milionë dollarë, duke përdorur fonde të siguruara nga trafiku i drogës.

Sipas provave të paraqitura nga prokuroria, Didani ka transferuar më shumë se 200 mijë dollarë në SHBA përmes sistemit të paligjshëm të njohur si “metoda e tokenit”, si pjesë e procesit për të finalizuar blerjen e tokës në territorin domenikan. Pagesa është lehtësuar nga rrjete të pastrimit të parave të lidhura me krimin e organizuar kinez, të njohur si “kinezët”, të cilët menaxhonin lëvizjen globale të fitimeve nga trafiku i drogës.

Çështja u mbyll së fundmi me një vendim fajësie ndaj Didanit, 43 vjeç, për akuzat e komplotit për shpërndarje të kokainës, shpërndarjes së drogës në anije nën juridiksionin e SHBA-së, dhe komplotit për pastrim parash. Autoritetet amerikane e kanë identifikuar atë si drejtues të një organizate me operacione në SHBA, Amerikën e Jugut dhe Europë, të përfshirë në transportimin e ngarkesave të mëdha të kokainës.

Midis viteve 2019 dhe 2020, autoritetet kanë kapur më shumë se 3,400 kilogramë kokainë, të transportuar në pesë anije të ndryshme, me një vlerë të vlerësuar në treg mbi 100 milionë dollarë. Gjithashtu, gjatë gjyqit u zbulua se Didani dhe bashkëpunëtorët e tij kishin krijuar një dron nënujës për të fshehur dhe transportuar drogë të ngjitur në trupin e anijeve tregtare me destinacion Europën.

Ylli Didani përballet me një dënim maksimal me burgim të përjetshëm dhe vazhdon të mbahet në paraburgim federal në pritje të shpalljes së dënimit.

Hetimi është kryer nga agjentë të DEA-së, Shërbimit të Tatimeve të Brendshme (IRS-CI), Zyrës së Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA-së (CBP) dhe departamente të policisë lokale në Michigan.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme