Politika 19 June 2026, 10:09 Nga VNA

Shkrihet Bordi i Transparencës, nafta në bursa bie pas marrëveshjes SHBA-Iran

Ndaje në Whatsapp

Bordi i Transparencës nuk do të jetë më në funksion. Lajmi u bë me dije nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Sipas zhvillimeve të fundit, çmimi i naftës në bursa ka pësuar rënie, i ndikuar direkt nga marrëveshja e arritur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, e cila ka zhbllokuar edhe ngërçin e krijuar në Ngushticën e Hormuzit.

Në fjalën e saj, ministrja Ibrahimaj u shpreh:

“Një vendim tjetër shumë i rëndësishëm lidhet me përfundimin e situatës së veçantë në tregun e hidrokarburateve. Sot do të ndërpresim Bordin e Transparencës që prej disa muajsh është në funksion. Çmimi prej dy javësh ka ardhur duke u reduktuar, në bursë ka rënë”.


Përpara marrjes së këtij vendimi për shkrirjen e tij, lëvizja e fundit e Bordit të Transparencës për caktimin e çmimeve të hidrokarbureve u bë ditën e mërkurë. Në vendimin e tij të fundit, çmimet e tregut u përcaktuan si më poshtë:

Nafta: 176 lekë/litri
Benzina: 166 lekë/litri

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme