Sociale 16 November 2024, 13:16 Nga VNA

Rritet konsumi i karburanteve, kafesë, cigareve, doganat mbledhin 45 milionë euro më shumë

Ndaje në Whatsapp
Rritet konsumi i karburanteve, kafesë, cigareve, doganat mbledhin 45

Ekonomia vendase ka shënuar rritje të konsumit në 10 muajt e këtij viti, e ndikuar pozitivisht nga turizmi. Të dhënat nga Doganat tregojnë për një rritje të importeve të karburanteve, cigareve, birrës dhe kafesë. Të ardhurat nga akciza gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti arritën në total 48 miliardë lekë, ose 4,5 miliardë lekë më shumë krahasuar me 10-mujorin e vitit paraardhës.

Performanca e të ardhurave nga akciza ka qenë pozitive pavarësisht zhvlerësimit të dollarit dhe euros ndaj lekut, pasi është mbështetur nga rritja e sasisë së konsumit me 31,608 ton më shumë se 10-mujori i vitit të kaluar. Po ashtu, edhe artikujt e tjerë të akcizës kanë një performancë shumë të mirë në të ardhura, krahasuar me 10-mujorin 2023.

Konkretisht, cigaret kanë realizuar 1,7 milion lekë më shumë të ardhura, gazi 154 milion lekë më shumë, ndërsa mallrat e tjera 228 milion lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Edhe konsumi i artikujve të akzizës po ashtu është rritur, konkretisht cigare 55 ton më shumë, karburanti 31,608 ton më shumë, birra 6,984 ton më shumë dhe kafja 249 ton më shumë, duke arritur kështu nivelet më të larta historike.

Faktorët kryesorë në realizimin e të ardhurave nga akciza lidhen me forcimin e luftës kundër informalitetit, nëpërmjet kontrollit rigoroz të subjekteve të akcizës me një plan masash që përfshin të gjitha strukturat doganore./ Monitor

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme