Sociale 15 November 2024, 22:48 Nga VNA

Bie bora e parë në Dardhë të Korçës

Ndaje në Whatsapp
Bie bora e parë në Dardhë të Korçës

Reshjet e para të dëborës kanë filluar këtë pasdite në juglindje të vendit, ku dëbora është shfaqur në lartësitë mbi 1400 metra mbi nivelin e detit. Sipas raportimeve, reshjet janë përqendruar kryesisht në fshatin turistik të Dardhës dhe në majën e Bigllit. Aktuellisht, dëbora bie me intensitet të ulët dhe nuk ka shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve, por grupet e punës janë në terren për të monitoruar situatën.

Në 48 orët e fundit, temperaturat në qarkun e Korçës kanë pësuar rënie të ndjeshme, duke shënuar zyrtarisht nisjen e stinës së dimrit. Aktualisht, në Dardhë temperatura është 3°C, ndërsa reshjet pritet të vazhdojnë gjatë natës. Autoritetet lokale dhe shërbimet e emergjencës janë në gatishmëri për të menaxhuar çdo situatë të mundshme.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme