Politika 11 February 2025, 09:54 Nga VNA

Rama "sy me sy". I prishin lidhjen live. Lëshon gojën "f..you" 

Ndaje në Whatsapp
Rama "sy me sy". I prishin lidhjen live. Lëshon gojën

Kryeministri Edi Rama sapo kishte hyrë live në Instagram, për të zhvilluar bisedën e përjavshme sy më sy. Gjatë lidhjes së drejtpërdrejtë quajti lajm të mirë raportin e TI ku rendit Shqipërinë me rritje.

Në fjalën e tij, nuk kurseu as akuzat ndaj opozitës, duke cilësuar zgjedhjen e Chris La Civitas si masturbim kolektiv. "Tamam si adoleshentët që bëjnë dashuri me foto të aktore filmash. Sepse sollën, kushe di me çfarë lekësh një konsultet që paska punuar me presidentin Trump".

Gjatë transmetimit live diçka ndodhi dhe Edi Rama nuk e mbajti dot nervozizmin duke kaluar në sharje për stafin. Ta ketë humbur qetësinë pas arrestimit të Veliajt?

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme