Politika 10 February 2025, 21:09 Nga VNA

Adriatik Lapaj imiton Arlind Qorin, njofton protestë para kryeministrisë, shmang përballjen

Ndaje në Whatsapp
Adriatik Lapaj imiton Arlind Qorin, njofton protestë para

Pas thirrjes së bërë nga Arlind Qori për një protestë masive të mërkurën, para Kryeministrisë në orën 18:00, ku do të kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ka reaguar edhe Adriatik Lapaj. Vetëm dy orë pas deklaratës së Qorit, Lapaj njoftoi organizimin e një proteste të martën, një ditë para asaj të paralajmëruar nga Qori.

Ndryshe nga protesta e mëparshme para Ministrisë së Brendshme, e cila përfundoi me tensione dhe përplasje mes pjesëmarrësve, Lapaj duket se ka zgjedhur të shmangë një tjetër përballje të drejtpërdrejtë me Qorin, duke vendosur datën e protestës së tij një ditë më herët.

Qori ka theksuar se protesta e së mërkurës nuk ka të bëjë vetëm me arrestimin e Erion Veliajt, por synon të denoncojë dhe të kërkojë largimin nga pushteti të Edi Ramës dhe lidhjet e tij me oligarkët. Ndërkohë, Lapaj, pavarësisht që ndan të njëjtat kërkesa për dorëheqjen e Ramës, duket se preferon të mbajë një distancë kohore, duke evituar një skenar të ngjashëm me përplasjet e fundit.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme