Politika 10 February 2025, 19:08 Nga VNA

Berisha akuza socialistëve në Kuvend

Ndaje në Whatsapp
Berisha akuza socialistëve në Kuvend

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur sërish pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të cilin e quajti vegël të kryeministrit Edi Rama, që sipas tij, qëndron në krye të piramidës së krimit. Berisha theksoi se Rama duhet të japë dorëheqjen dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

Sakaq, nga foltorja e Kuvendit vijoi akuzat ndaj kreut të qeverisë dhe bashkëshortes së tij.

Berisha theksoi se Rama duhet të japë dorëheqjen dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

Sipas tij, baxhanaku i kryeministrit me mandat arresti ka marrë dhjetëra milionë euro tendera pa garë. Berisha akuzoi edhe Linda Ramën se është marrë me tenderat e AKSH-it.

Kryedemokrati e akuzoi mazhorancën si të mbushur me “delikuentë”, duke ngritur pikëpyetje mbi moralin dhe veprimet e zyrtarëve socialistë.

Një sfidë pati edhe për kreun e grupit parlamentar socialist Niko Peleshi, badigari i të cilit, sipas Berishës i kanë thyer këmben. .

“Niko, thuaja pse ia theve këmbën truprojës tënd në Selanik. Për çfarë mëkatesh ia bëtë atë?” – deklaroi Berisha, duke e sfiduar ministrin të tregonte të vërtetën.

Deklaratat kreu i PD i bëri gjatë seancës parlamentare të sotme.

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme