Politika 10 February 2025, 20:00 Nga VNA

Berisha: Nuk ka asnjë sekret për marrëveshjen me Chris LaCivita, PD do të studiojë me vëmendje kandidatët për Tiranën

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Nuk ka asnjë sekret për marrëveshjen me Chris LaCivita,

Tiranë – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sot para gazetarëve angazhimin e Chris LaCivita, një prej strategëve kryesorë të fushatës së Donald Trump, si drejtues i fushatës së PD për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

I pyetur për koston e këtij bashkëpunimi, Berisha theksoi se nuk ka asnjë sekret në lidhje me marrëveshjen, por sqaroi se nuk ka qenë ai personi që është marrë drejtpërdrejt me negociatat.

“Do t’i merrni vesh që të gjitha. Nuk ka asnjë sekret. Nuk jam unë personi që jam marrë me negociatën,” – deklaroi Berisha jashtë sallës së Kuvendit, duke shmangur dhënien e detajeve të mëtejshme.

Ndërkohë, i pyetur nëse Partia Demokratike ka një kandidat të gatshëm për kryetar bashkie nëse Tirana shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme pas arrestimit të Erion Veliajt, Berisha tha:

“PD sigurisht që do të studiojë me shumë vëmendje kandidatët e saj, por kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës, i damkosur si kukulla e Sorosit.”

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme