Politika 10 February 2025, 22:46 Nga VNA

Arrestimi i Erion Veliajt, Klodiana Lala tregon arsyen se pse për Ajola Xoxën u caktua masa “arrest shtëpie”

Ndaje në Whatsapp
Arrestimi i Erion Veliajt, Klodiana Lala tregon arsyen se pse për Ajola

Gazetarja Klodiana Lala foli sot në emisionin “Open” lidhur me lajmin e ditës, arrestimin me burg të kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe masën arrest shtëpie që SPAK caktoi sot nga bashkëshortes së kryebashkiakut, Ajola Xoxës.

Lala tha se SPAK caktoi masën arrest me shtëpi për Xoxën, për shkak se çifti kanë një fëmijë te mitur dhe sipas ligjit njëri prej prindërve duhet të kujdeset për fëmijën

“Ajola Xoxa është dërguar arrest në shtëpi ngaqë ka një fëmijë të mitur dhe nuk mundet sipas ligjit që dy bashkëshortët të dërgohen në masë më të ashpër për sa kohë njëri prej tyre duhet të kujdeset patjetër për fëmijë e mitur”, tha Lala.

Kujtojmë se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK mesditën e sotme.

Gjithashtu u lëshuau rdhër arresti për bashkëshorten e kryebashkiakut, Ajola Xoxa. Ndaj saj është caktuar masë sigurie “arrest shtëpie”.

 

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme