Politika 10 February 2025, 21:30 Nga VNA

Çfarë ndodh me Bashkinë pas arrestimit të Veliajt? A do të ketë zgjedhje të reja në Tiranë?

Ndaje në Whatsapp
Çfarë ndodh me Bashkinë pas arrestimit të Veliajt? A do

Pas arrestimit të Erion Veliajt, lind pyetja se kush do ta drejtojë Bashkinë e Tiranës dhe si parashikohen procedurat ligjore. VNA u konsultua me Kushtetutën dhe rezulton se ka disa skenarë të mundshëm.

1. Komandimi i një kryetari të përkohshëm

Sipas rregullave në fuqi, Këshilli Bashkiak duhet të komandojë një nga nënkryetarët e bashkisë si drejtues të përkohshëm, deri në një vendim përfundimtar.

2. Vendimi i qeverisë për shkarkimin ose pritja e vendimit penal

Kryeministri mund të vendosë ta shkarkojë Veliajn nga detyra ose të presë vendimin penal. Nëse qeveria vendos për shkarkimin e tij (kompetencë e Këshillit të Ministrave), Veliaj ka të drejtë të ankimojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve.

3. Zgjedhjet e reja

Nëse Gjykata Kushtetuese e rrëzon ankimimin e Veliajt, atëherë Presidenti i Republikës duhet të caktojë datën e zgjedhjeve të reja për kryetar bashkie brenda 45 ditëve.

4.Nëse Veliaj nuk e ankimon vendimin e Kryeministrit atëherë zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës mund të zhvillohen më shpejt.

Gjithsesi gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim kur dinamikat kushtetuese do të marrin formë mbi vullnetin politik të kryeministrit dhe hapave që do të ndjekë për këtë çështje.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme