Politika 10 February 2025, 23:12 Nga VNA

Monika Kryemadhi sulmon Veliajn: Uragani sot i ka marrë përpara të gjithë

Ndaje në Whatsapp
Monika Kryemadhi sulmon Veliajn: Uragani sot i ka marrë përpara

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka hyrë në garën e përfaqësuesve të opozitës për të denoncuar e para korrupsionin në Bashkinë e Tiranës. Në një postim në Facebook, Kryemadhi shkruan se ka qenë ajo që ka lajmëruar uraganin e korrupsionit që ka përfshirë Bashkinë e Tiranës dhe qeverinë.

Ajo thekson më tej se uragani ka marrë përpara të gjithë dhe se tani ka ardhur radha e Veliajt.

“Shakaja, sado e hidhur, mbetet gjysma e të vërtetës. Por Monika ka lajmëruar e para uraganin e korrupsionit që ka pushtuar Bashkinë e Tiranës dhe qeverinë. Ky uragan, sot, i ka marrë përpara të gjithë. Edi Rama ka dashur të bëjë humor me dhimbje, por sot dhimbja e tij është e pafund, pasi lista e arrestimeve vazhdon. Citoje sërish Moniken, sepse ajo ta ka bërë benë, është radha jote.”

Kujtojmë se Monika Kryemadhi është nën hetim për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim e fshehje pasurie, duke iu nënshtruar masës së sigurisë "detyrim paraqitje", ndërsa ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta, ndodhet në burg për të njëjtat akuza.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme