Politika 8 June 2026, 18:01 Nga VNA

Rama pritet me protesta në Shkodër, tubimi zhvendoset pranë Kalasë së Rozafës

Ndaje në Whatsapp

fgbgbfbggb.jpg

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në hyrje të Shkodrës, në kuadër të vizitës së tij për takimin me strukturat e Partisë Socialiste me rastin e 35-vjetorit të themelimit të saj.

Protestues të shoqërisë civile, të pajisur me pankarta të ngjashme me ato të përdorura në tubimin e zhvilluar më herët në kryeqytet, janë zhvendosur pranë zonës së Kalasë së Rozafës, aty ku pritet të zhvillohet takimi i kryeministrit me socialistët e Shkodrës.

Tubimi është zhvilluar në mënyrë paqësore dhe në prani të forcave të policisë.

Kjo shënon ditën e tretë të protestave në qytetin verior, ku pjesëmarrësit fillimisht janë mbledhur në qendër të Shkodrës dhe më pas para bashkisë, përpara se të zhvendoseshin sot në zonën pranë Kalasë së Rozafës.

Më herët, avokatja Sabina Meta u ka bërë thirrje qytetarëve përmes rrjeteve sociale që t’i bashkohen tubimit paqësor, duke theksuar se protesta nuk ka karakter politik dhe duhet të zhvillohet pa provokime. Sipas saj, tubimi do të zhvillohet në zonën pranë ish-karburantit përballë Kalasë së Rozafës, pa bllokim të rrugëve apo qarkullimit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se protesta po monitorohet nga policia dhe deri më tani nuk janë raportuar incidente.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme