Politika 8 June 2026, 11:40 Nga VNA

Qeveria merr miratimin e BE-së për lirimin e 1300 të burgosurve, amnistia miratohet në 18 qershor

Ndaje në Whatsapp

1-112.jpg

E prezantuar nga ministri i drejtësisë më dhjetor 2025 në prag të festave , aministia penale pritet të marrë dritë jeshile pas 6 muajsh. 

Kuvendi ka caktuar seancën e 18 qershorit për ta votuar atë, pasi kjo periudhë u përdor për të marrë dritën jeshile nga Bashkimi Evropian. 

Ministri i ri drejtësisë, Toni Gogu e prezantoi amnistinë në komisionin e ligjeve ku specifikoi kategoritë që përfitojnë, duke thënë se askush që është subjekt i SPAK, nuk do të falet nga ky ligj i ri. 

Rreth 380 persona përfitojnë lirimin e menjëhershëm dhe rreth 900 të tjera përfitojnë ulje dënimi, nëse zbatohen të njëjtat kritere të përcaktuara në këtë ligj.

“Standardi i BE-së është që, të mos tolerohen, krimet e rënda, korrupsioni, terrorizmi dhe krimet zgjedhore, dhe ky standard do të përmbushet. Përjashtohen vrasjet në rrethana cilësuese, krimet seksuale, korrupsioni dhe krimi i organizuar, krimet zgjedhore, pastrimi i parave, dhe çdo subjekt që është nën juridiksionin e SPAK dhe GJKKO, përjashtohen nga amnistia”,-tha Gogu. 

 

Detaje konkrete nga amnistia 

·        amnistia për ndjekje penale, pushon procedimi për veprat që dënohen deri në 3 vjet burg

·        të gjithë të dënuarit e tjerë marrin 1 vit ulje, gratë dhe të miturit 1.5 vite

·        të miturit kur kanë qenë nën 18 vjet kur kanë kryer krimin, lirohen menjëherë

·        të gjithë burrat 60 vjeç e sipër, dhe të gjitha gratë 50 vjeç e sipër lirohen menjëherë

·        të gjitha gratë që janë dënuar deri në 4 vjet, ose u kanë mbetur më pak se 4 vjet, lirohen menjëherë 

·        të gjithë burrat që janë dënuar deri në 3 vjet, ose u kanë mbetur për të vuajtur më pak se tre vjet lirohen menjëherë

Ministri Gogu, shtoi se nëpërmjet zbatimit të amnistisë, një nga efektet kryesore është edhe ulja e numrit të të dënuarve në institucionet penitenciare. 

“Ulja e numrit të personave të burgosur përmirëson kushtet në këto institucione, duke garantuar trajtimin e tyre në përputhje me rregullat evropiane të burgjeve. Aktualisht, në sistemin e burgjeve janë të akomoduar gjithsej 4 982 persona, nga të cilët 1 827 të dënuar dhe 2 629 të paraburgosur”,-tha ministri i drejtësisë.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme