Politika 7 June 2026, 17:08 Nga VNA

Agron Shehaj nga stërvitja mesazh për protestën e sotme: Nëse doni të kuptoni shkoni në protestë

Ndaje në Whatsapp
Agron Shehaj nga stërvitja mesazh për protestën e sotme:

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen protestës në ditën e 8 të saj, këtë të dielë para kryeministrisë. Në një video mesazh Shehaj thotë se merr mesazhe të shumta nga qytetarë që janë të bindur për mbështetjen e protestës, por janë skeptikë se pas protestës mund të ketë faktorë të tjerë. 

‘Më ndalojnë shumë veta dhe me thotë: Agron protesta duhet mbështetur por ka diçka aty që nuk ma mbush mendjen, ka diçka nga pas. Çështja është që mos kërkoni gjë nga pas. Nëse doni të kuptoni shkoni në protestë, dhe flisni shikojeni kush janë. Janë të rinj dhe të reja të cilëve iu ka ardhur në majë të hundës. Kanë një ëndërr, duan që një kryeministër i korruptuar të japë dorëheqjen, pikë’, shprehet kryetari i Partisë Mundësia.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme