Politika 7 June 2026, 15:12 Nga VNA

Pas disa hezitimesh, PD vendos t’i bashkohet protestës: demokratët do të jenë “zyrtarisht” në shesh

Ndaje në Whatsapp

Pas disa ditësh hezitimesh dhe qëndrimesh të paqarta ndaj protestës që po zhvillohet prej një jave në Tiranë, Partia Demokratike duket se ka marrë vendimin për t’iu bashkuar zyrtarisht tubimit të sotëm.

Në grupet e komunikimit të demokratëve po qarkullon një mesazh ku mbështetësit ftohen të mblidhen në orën 18:00 përballë Piramidës, pranë stacionit të autobusit, për t’iu bashkuar protestës.


Në mesazh protesta cilësohet si “mbarëkombëtare”, ndërsa u bëhet thirrje demokratëve të dalin në shesh dhe të bashkojnë zërin e tyre me atë të protestuesve. Njoftimi thekson nevojën për unitet dhe vazhdimin e protestave deri në arritjen e qëllimeve të shpallura.

Lëvizja shënon përfshirjen e parë të organizuar të Partisë Demokratike në protestat që nisën si reagim ndaj projektit në Zvërnec dhe që gradualisht kanë marrë edhe karakter politik, me thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike në tërësi.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme