Politika 5 September 2026, 17:44 Nga VNA

Prindërit e Tiranës thirrje për Veliajn: Pasi të mbarosh me pastrimin e kanaleve, kalo nga kopshtet e çerdhet, po detyrohemi të blejmë vetë gjithçka

Ndaje në Whatsapp

fdvvffvd.jpg

​Meqë kryebashkiaku i Tiranës ka marrë vulën me vete në qeli dhe që andej po i "heq pluhurin" e plehrat kryeqytetit,  siç kujdeset të informojë makineria e tij e propagandës,  realiteti në terren për mijëra familje është krejt ndryshe.

​Shtatori solli sërish nisjen e vitit të ri në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës, por krah për krah me klasat e tejmbushura tej çdo kapaciteti normativ, prindërit po përballen me një faturë financiare të padukshme, por të rëndë për xhepat e tyre.

​Ujë me koli për ditët e nxehta

​Në këto ditë ku temperaturat vijojnë të jenë të larta, nevojat më minimale sanitare po mbulohen drejtpërdrejt nga vetë familjet. Prindërit po blejnë vetë me koli ujin e pijshëm për fëmijët, pasi furnizimi bazë në këto institucione ose mungon, ose nuk garanton siguri.

​Por "kërkesat" nuk stopohen te uji. Drejtuesit e kopshteve dhe çerdheve, duke u kujdesur që të mos lënë asnjë shenjë apo gjurmë në kanalet zyrtare të komunikimit, u kërkojnë prindërve të kryejnë investime që do të duhej të mbuloheshin nga buxheti i bashkisë.

​Burime për VNA bëjnë me dije se në shumë kopshte e çerdhe, prindërit po bashkojnë paratë nga xhepi i tyre për të blerë:

​Pajisje ngrohjeje dhe ftohjeje (kondicionerë apo ngrohëse),

​Perde për dritaret,

​Tapete dhe dollapë për ambientet e fëmijëve.

​Listat "sekrete" me shkrim dore: Nga sapuni te plastelina

​Sigurisht që këtij fillim shtatori nuk mund t'i mungonte lista jo-formale e materialeve higjienike. Prindërve u kërkohet të sjellin rregullisht letra të lagura, sapunë, letër higjienike, gota plastike, karropeceta, si dhe detergjentë të ndryshëm për pastrimin e ambienteve.

​Ajo që bie sy këtë vit është strategjia e re për mjetet didaktike. Nën orientimin e drejtoreshave, edukatoret po u shpërndajnë prindërve lista të shkruara me dorë – një mënyrë për të shmangur çdo dokument zyrtar apo provë administrative. Këto lista përmbajnë gjithçka që nga bojërat e ujit, letrat me ngjyra, kolorët, plastelina, e deri te librat me përralla.

​Arsim "gratis" vetëm në deklarata

​Ndërsa në letrat zyrtare ky quhet arsim publik dhe i financuar nga taksat e qytetarëve të Tiranës, në praktikë funksionon si një skemë ku prindërit financojnë funksionimin e kopshteve.
​Ndoshta dikush nga bashkëpunëtorët që e viziton në qeli duhet ta informojë Erion Veliajn se, përpara se të merret me fasadën e pastrimit të kanaleve e rrugëve për konsum mediatik, duhet të kthejë sytë nga kopshtet e çerdhet e kryeqytetit dhe të furnizojë ambientet e fëmijëve, pa vazhduar me rrjepjen e prindërve të Tiranës.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme