Sociale 31 January 2025, 09:35 Nga VNA

Plakja dhe emigracioni, rrezik i lartë për perspektivën ekonomike të vendit

Ndaje në Whatsapp
Plakja dhe emigracioni, rrezik i lartë për perspektivën ekonomike

Tranzicioni demografik i Shqipërisë, me nivel të lartë emigracioni në moshat e reja dhe me plakje të shpejtë të popullsisë, është një faktor me rrezik të lartë për qëndrueshmërinë ekonomike të Shqipërisë, vlerëson BERZH në draft-strategjinë e bashkëpunimit 2025-2030.

Nga katër rreziqe që cenojnë sigurinë ekonomike të vendit tonë të tilla si: kapacitetet e pamjaftueshme institucionale, zhvillimet demografike, ndikimi i klimës dhe zhvillimet e jashtme, dy u nga këto, “Faktori demografik” dhe “Pasiguria në tregjet e huaja” u vlerësuan rreziqe me ndikim shumë të lartë.

Rezultatet e fundit të Censit 2023 treguan se popullsia e vendit u tkurr me rreth 14.8% ndërmjet 2011 dhe 2023, teksa mosha mesatare gjatë kësaj periudhe u rrit me 7.5 vite. Ndryshe nga vendet e tjera të Europës tranzicioni demografik në Shqipëri po zhvillohet për më shumë se tre dekada ku largimet nga vendi janë me shumë se ardhjet. Emigrimi i moshave të reja ka krijuar një hendek në forcën punëtore të vendit dhe po bëhet pengesë për zhvillimin e disa sektorëve të tilla si bujqësia dhe turizmi.

Megjithëse ekonomia e vendit pas Pandemisë Covid-19 është rritur më shumë se mesatarja e dekadës se kaluar sërish një pjesë e madhe e popullsisë edhe me të ardhura mbi mesataren dëshirojnë të largohen.

Një sondazh i “Monitor” me 1044 persona (857 jetojnë në vend dhe 187 jashtë) i cili u zhvillua gjatë shtatorit 2024 përmes platformës ECR (Engaged Citizens Reporting- Angazhimi i qytetarëve në raportim) me kampionim rastësor dhe nuk përbën gjetje shkencore evidentoi një trend të ri të emigrimit të personave të arsimuar dhe në gjendje të mirë ekonomike.

Mbi 94% e pjesëmarrësve ishin me arsim të lartë dhe gati gjysma ishin me gradë PHD. Nga të anketuarit që jetonin në Shqipëri, 40% kishin bërë gati planet dhe infrastrukturën për t’u larguar gjatë dy viteve në vijim. 33% e atyre që pohuan se kanë menduar të largohen i takojnë grup-moshës 40-49 vjeç,

Ndryshe nga popullata e përgjithshme që shikon si arsye kryesore të emigrimit, statusin ekonomik dhe punësimin, në shtresën e mesme dhe te profesionistët, arsyeja kryesore pse kanë vendosur të largohen nga Shqipëria është mungesa e shpresës se gjërat mund të përmirësohen dhe gjithashtu vlerësojnë të rëndësishme mungesën e cilësisë në shërbimet shëndetësore dhe arsimore. Ja të gjitha arsyet që po largojnë shtresën e mesme.

Emigracioni në Shqipëri ka marrë përmasat e një gangrene, e cila ka mbetur pa një diagnozë, e për rrjedhojë edhe pa një kurë se si mund të fashitet para se efektet të jenë të pandreqshme. Institucionet financiare ndërkombëtare dhe së fundmi BERZH e vlerësoi faktorin demografik me rrezik të lartë për perspektiven ekonomike të vendit./ Monitor

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme