Sociale 29 January 2025, 16:35 Nga VNA

Përmbytjet në Durrës/Situatë problematike në disa zona

Ndaje në Whatsapp
Përmbytjet në Durrës/Situatë problematike në disa zona

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në disa zona të Durrësit, ku përmbytjet kanë prekur rrugë, banesa dhe infrastrukturën energjetike.

Një nga pikat më të prekura është nënstacioni elektrik në Rrashbull, i cili rrezikon të dalë jashtë funksionit për shkak të nivelit të lartë të ujit. Po ashtu, uji ka mbuluar rrugën hyrëse në Sukth dhe disa parcela bujqësore në këtë njësi, duke vështirësuar qarkullimin dhe dëmtuar prodhimin bujqësor.

Më problematike paraqitet situata në Njësinë Administrative Nr. 6, ku uji ka vështirësuar lëvizjen në akset kryesore dhe disa rrugë dytësore. Në këtë zonë, por edhe pranë rrugës së kolaudimit në Shkozet, disa banesa janë përmbytur, duke shkaktuar dëme për banorët.

Megjithatë, në disa zona të Sukthit dhe Katundit të Ri, ku është kryer rehabilitimi i argjinaturave, situata është më e stabilizuar.

Autoritetet lokale dhe emergjencat civile janë në terren për të larguar ujin nga banesat dhe për të ndihmuar banorët e prekur. Po vijon kontrolli i sistemeve kulluese, hidrovorëve dhe argjinaturave të lumenjve Erzen dhe Ishëm për të parandaluar përkeqësimin e situatës.

Në gatishmëri janë të gjitha kapacitetet logjistike dhe burimet njerëzore të forcave operacionale për të përballuar çdo zhvillim të mundshëm. Monitorimi vijon në mënyrë të pandërprerë për të siguruar një reagim sa më të shpejtë dhe efikas ndaj emergjencës së krijuar.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme