Sociale 28 January 2025, 09:02 Nga VNA

Rifillon transferimi i emigrantëve nga Italia në Shqipëri, mbërrin në Shëngjin anija “Cassiopea”

Ndaje në Whatsapp
Rifillon transferimi i emigrantëve nga Italia në Shqipëri,

Pas një ndërprerjeje dy mujore, marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e emigrantëve është riaktivizuar. Sot në mëngjes, anija “Cassiopea” e marinës ushtarake italiane mbërriti në portin e Shëngjinit, duke sjellë grupin e parë të emigrantëve për këtë vit. Ata do të sistemohen në qendrën e strehimit në Gjadër.

Kjo lëvizje vjen pas vendimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, që mbështeti kërkesën e kryeministres italiane Giorgia Meloni për zbatimin e modelit të transferimit Italo-shqiptar. Marrëveshja kishte hasur pengesa ligjore muajt e fundit, pasi dy gjykata në Itali kundërshtuan klasifikimin e vendeve të origjinës së emigrantëve si “të sigurta” apo “të pasigurta”, duke bllokuar përkohësisht procesin.

Kryeministrja Meloni kishte paralajmëruar rifillimin e operacioneve në janar, duke deklaruar se modeli i bashkëpunimit me Shqipërinë do të jetë funksional dhe efektiv. Transferimi i emigrantëve tashmë ka rinisur, duke forcuar angazhimin mes dy vendeve për menaxhimin e krizës së migracionit.

Shëngjini dhe Gjadri do të vazhdojnë të jenë pikat kryesore për strehimin dhe akomodimin e emigrantëve, siç përcaktohet në marrëveshjen dypalëshe.

Video

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme