Sociale 27 January 2025, 17:04 Nga VNA

Proda u "tërheq veshin" policëve për gjobat. U kërkon dalje në media

Ndaje në Whatsapp
Proda u "tërheq veshin" policëve për gjobat. U

 

Vitin e kaluar Policia Rrugore numëron vendosjen e mbi 500 mijë gjoba. Rekord historik po të mendohet mbi sasinë e madhe të shkeljeve të bëra në vetëm një vit nga drejtuesit e automjeteve. Për këtë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda ka "tërhequr veshin" policisë, gjatë analizës vjetore të Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe strukturat vartëse të saj në qarqe. Në këtë mbledhje, mësohet të ketë deklaruar se: "Nuk dua sasi masash administrative dhe cilido nga ju që do t’i masë treguesit e punës me sasinë e masave administrative, automatikisht do ta lëviz nga detyra".

Për këtë drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka kërkuar "cilësi në punë dhe të ndëshkoni ata që vërtet janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore, ata që xhirojnë gomat dhe shkaktojnë ndotje akustike duke u kthyer në shqetësim për qytetarët. Ata drejtues automjetesh që parkojnë mbi trotuare, duke penguar lëvizjen e këmbësorëve dhe të nënave me karroca me fëmijë, si dhe ata që parkojnë në rrugë, duke penguar lëvizjen e lirë të automjeteve". Dhe çelësin për rregullimin e imazhit, kreu i informave blu u ka kërkuar vartësve të tij të jenë më aktivë, më prezentë në media.

Video

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme