Sociale 29 January 2025, 09:50 Nga VNA

Pesë emigrantë do të kthehen në Itali, 44 të tjerët strehohen në Gjadër

Ndaje në Whatsapp
Pesë emigrantë do të kthehen në Itali, 44 të

Shëngjin – Pesë nga 49 emigrantët që mbërritën të martën në mëngjes me anijen “Casiopea” në portin e Shëngjinit do të kthehen në Itali, pasi pas verifikimeve rezultuan minorenë ose me probleme shëndetësore.

Ndërkohë, 44 emigrantët e tjerë janë dërguar në kampin e Gjadrit, ku do të presin vendimin e Gjykatës së Romës mbi vlefshmërinë e mbajtjes së tyre në Shqipëri. Vendimi pritet brenda 48 orëve, pas së cilës do të shqyrtohet edhe kërkesa e tyre për azil.

Shumica e emigrantëve janë nga Bangladeshi, ndërsa të tjerët vijnë nga Egjipti, Bregu i Fildishtë dhe Gambia. Ky është grupi i tretë dhe më i madh i azilkërkuesve të sjellë në Shqipëri, pas dy valëve të para në tetor dhe nëntor të vitit të kaluar.

Më herët, gjykatat italiane kishin bllokuar disa herë transferimin e emigrantëve në Shqipëri, duke kundërshtuar një listë unike të vendeve të origjinës së azilkërkuesve për të gjitha shtetet e BE-së, siç pretendonte qeveria italiane.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme