Sociale 28 January 2025, 22:19 Nga VNA

Shoku i Martin Canit rikthehet të luajë futboll: Duhet të bëj kontrolle sistematike për 3 vitet e ardhshme

Ndaje në Whatsapp
Shoku i Martin Canit rikthehet të luajë futboll: Duhet të

Më shumë se dy muaj më parë Luis Meçja, një fëmijë 14-vjeçarë që ndjek ëndrrën e futbollit, u bë i njohur fatkeqësisht jo për aftësitë dhe sukseset e tij në këtë sport, që nuk mungojnë, por për një ndër ngjarjet më të rënda të vitit të shkuar, për një përleshje me bashkëmoshatar pranë shkollës “Fan Noli”, ku shoku i tij Martin Cani humbi jetën dhe ai vetë e rrezikoi shumë atë, por fatmirësisht duke ja hedhur.

Këto ditë të fundit të janarit ai u rikthye pranë gjirit të ekipit, pas një kalvari të gjatë problemesh nga spitalet shqiptare deri tek ato në Itali.

Në një intervistë për gazetarin Endi Tufa, Luisi u shpreh se “Me shëndet mirë jam. Ndihem mirë që jam kthyer në stërvitje, kam shumë dëshirë të ingranohem për të gjetur formën që kisha, por ndihem shumë i lodhur, nuk kam oreks, nuk haj dot bukë. Jam shumë i lodhur”.

Pas ekzaminimeve dhe ndihmës së parë të marrë në spitalin e Traumës, Luisi u nis drejt Italisë për një kontroll të dytë sigurues.

“Shkuam në Itali për vizita, doktorët më thanë që ishte prekur brinja dhe nuk më lejohet të përplasem, por do të më duhet të shkoj vazhdimisht një herë një muaj, apo një muaj e gjysmë, për tre vite për vizita atje”, thotë ai për Top Channel.

Po si e gjeti skuadrën dhe shokët e tjerë të ekipit Luisi pas një periudhe të rëndë fizike dhe psikologjike.

“Çunat janë të mërzitur, sepse nuk kemi një lojtarë, një vëlla tonin, Martinin. Nuk është simë parë, kemi patur shumë harmoni mes nesh, ishim të gëzuar, por tani sikur ka ndryshuar shumë cdo gjë. Ai ka qenë humori i ekipit”, shtoi më tej adoleshenti.

Duket se për Luisin dita sot është bosh, pa Martinin!

“Dilnim xhiro, vinim në stërvitje, në lagje, gjatë gjithë kohës me atë rrija. tek e fundit kishim shumë kohë që ishim shok.”, shtoi ai.

Megjithatë dëshira e tij dhe ëndrra për t’u bërë futbollist i ka dhënë një shtysë për të tejkaluar dhimbjen, atë të mungesës së shokut të tij më të ngushtë dhe të rikuperimit të plotë fizik.

“Dua shumë që të shkoj në formën time që isha, por nga dëmtimet, plaga, është shumë e vështirë, do të bëj të pamundurën”, tha Luisi.

Tani e keni një detyrim më tepër për ta fituar kampionatin?

“Po, sepse tani unë luaj për dy jo vetëm për veten”, përfundoi ai.

 

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme