Sociale 30 January 2025, 15:59 Nga VNA

Gjykata i jep statusin e refugjates një gruaje shqiptare viktimë e trafikimit

Ndaje në Whatsapp
Gjykata i jep statusin e refugjates një gruaje shqiptare viktimë e
  • ‌Nëse dëbohet, ajo mund të bëhet sërish viktimë e shfrytëzimit për prostitucion.

Gjykatësit e Brescias në Itali i kanë njohur statusin e refugjates një gruaje shqiptare viktimë e trafikimit: nëse do të dëbohej, ajo mund të bëhej përsëri viktimë e shfrytëzimit për prostitucion.

Ngjarja

Gjykata e Brescias i ka njohur statusin e refugjates një gruaje shqiptare 30-vjeçare, duke vlerësuar se Shqipëria nuk është një vend i sigurt për të. "Është e pamohueshme që, nëse gruaja do të kthehej në Shqipëri, ajo do të rikthehej në një shtet ku mund të gjendej lehtësisht dhe të bëhej viktimë e fenomenit të ri-trafikimit, duke rënë sërish në të njëjtën formë shfrytëzimi," shkruan në vendim trupi gjykues i kryesuar nga Marda Mariarosa Pipponzi.

Argumenti

Është pranuar kështu ankesa e paraqitur nga avokati Stefano Afrune, mbrojtësi ligjor i 30-vjeçares, dhe gjykatësit e Brescias kanë shkruar se gruaja nuk mund të dëbohet, sepse: "Autoritetet nuk investojnë shumë energji në identifikimin e viktimave të trafikimit për prostitucion, ashtu siç edhe inspektorët e punës nuk kanë formim të duhur për të identifikuar viktimat e punës së detyruar."

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme