Sociale 30 January 2025, 14:01 Nga VNA

Mitsotakis: Largimi i Kryepeshkopit Anastas la pas një boshllëk të pazëvendësueshëm kudo ku rreh zemra e helenizmit

Ndaje në Whatsapp
Mitsotakis: Largimi i Kryepeshkopit Anastas la pas një boshllëk

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, gjatë homazheve në nder të Kryepeshkopit Anastas, vlerësoi kontributin e tij të jashtëzakonshëm si një figurë kyçe e ortodoksisë dhe një urë miqësie mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Në fjalën e tij, Mitsotakis tha se mungesa e Kryepeshkopit Anastas do të jetë e pazëvendësueshme dhe se ai ka shërbyer si një simbol i urtësisë, veprimit dhe sakrificës.

“Ka qenë një themelues madhor dhe pionier i ortodoksisë në Shqipëri. Para një personaliteti të tillë ne përulemi. Ishte një intelektual i besimit dhe një shërbëtor i thjeshtë i njeriut. Largimi i tij lë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm jo vetëm në Shqipëri dhe diasporën tonë, por kudo ku rreh zemra e helenizmit,” u shpreh kreu i qeverisë greke.

Mitsotakis e cilësoi Kryepeshkopin Anastas si një figurë të ndritur, një dritë dashurie dhe sakrifice, e cila për dekada me radhë ishte një udhërrëfyes për jetën e krishterë.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme