Sociale 30 January 2025, 08:50 Nga VNA

Paradoksi, stoku i pronave të papërdorura rritet, ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim çmimesh

Ndaje në Whatsapp
Paradoksi, stoku i pronave të papërdorura rritet, ndërtuesit

Në tregun e pasurive të paluajtshme në Tiranë vijon të mbetet problem stoku i apartamenteve të papërdorura sipas agjentëve imobiliarë, ndërsa në treg çmimet e shitjes kanë tendencë rritëse.

Stela Dhami, menaxhere ekzekutive e “Colliers International Albania” pohon se aktualisht në Tiranë ka një stok të madh të pronave që nuk janë në përdorim dhe pronësia më e madhe iu përket ndërtuesve. Dhami thotë se mbështetur nga të dhënat e ndërtuesve në Tiranë numri i pronave të papërdorura është mbi 40 mijë.

Shumica i kanë ndërtuesit edhe ata blerës të cilët i kanë blerë për t’i pasur, por jo detyrimisht për t’i shfrytëzuar. Po ata mund t’i shfrytëzojnë nëse kanë interes ose t’i mbajnë për t’i shitur më vonë për të përfituar nga rritja e vlerës së pronës”, pohon ajo.

Për rrjedhojë Dhami rekomandon si nevojiten masa fiskale ndaj pronave bosh me qëllim përfshirjen e tyre treg dhe jo ndaj blerësve, siç pritet të ndodhë në Spanjë, me qëllim stabilizimin e çmimeve.

“Për sa i përket Shqipërisë, jemi shumë larg situatës me masa fiskale që pritet të ndodhë në Spanjë, sepse aktualisht kemi një stok të madh të pronave të cilat nuk janë në përdorim. Mendoj se këto prona mund të futeshin në treg nëse do të kishte një sistem të saktë për taksimin e tyre, në mënyrë që pronarët të jenë të incentivuar për t’i futur në treg. Aktualisht niveli i taksave për pronat ka qenë i ulët dhe nuk i ka ndikuar ndërtuesit (të cilët janë edhe ata që kanë në pronësi stokun më të madh të pronave) t’i fusin në treg dhe t’i bëjnë pjesë të tregut”.

Në Tiranë çmimet e shitjes sipas ndërtuesve pritet të rriten sërish. Në disa zona siç është ajo pranë Bulevardit të Ri të Tiranës ndërtuesit kanë paralajmëruar rritje të çmimeve të paktën 15% nga janari 2025. Arsyet kryesore sipas tyre është shtim i kostos nga rritja e detyrimit të taksës së ndikimit në infrastruktura dhe pagesat në rritje të punëtorëve.

Ndërsa në hyrje të Komunës së Parisit në zonat e reja rezidenciale që po zhvillohen çmimi maksimal në dhjetor 2024 arritën 3,500 euro për metër katror. Krahasuar me çmimet e 2023 (çmimet makinale varionin nga 2,600 deri 2,800 euro për metër katror) rritja është 25 deri 35%.

Periferia gjithashtu po njeh trend të lartë rritës së çmimeve. Zona e Freskut për shkak të përfundimit të disa veprave infrastrukture, ka rritur ndjeshëm çmimet. Për apartamentet 1+1, ku kërkesa është tepër e lartë çmimet janë 1,200 euro për metër katror. Në zonën Astir çmimet kanë arritur 1,300-1,400 euro për metër katror dhe në Paskuqan 1,100 euro për metër katror nga 900 deri 1,000 euro për metër katror që ishte më parë çmimi i shitjes për projektet e reja në zhvillim.

Spanja me stok të limituar pronash

Për sa i përket politikës që pritet të ndërmarrë Spanjë për taksim 100% për blerësit e huaj, Stela Dhami, menaxhere ekzekutive e “Colliers International Albania” e konsideron një masë fiskale që do të japë ndikim pasi stoku i pronave është i limituar dhe rritja e çmimeve është ndikuar nga kërkesa e lartë e blerësve të huaj.

“Aplikimi i taksës 100% mbi pronat e blera nga shtetas jashtë BE-së është një politikë mbrojtëse ndaj tregut lokal dhe një mënyrë për të kontrolluar stokun dhe çmimet. Spanja ka vite që përballet me një fluks të lartë turistësh, pjesa dërrmuese është nga vendet jashtë BE-së.

Vetëm në 2023 Spanjën e vizituan 85 milionë turistë. Një pjesë e të cilëve kanë blerë edhe prona në këtë vend duke përfituar nga klima e ngrohtë. Rreth 15% të pronave në vit në Spanjë blihen nga të huajt, sidomos në qytetet bregdetare, si: Barcelonë, Valencia, Costa Del Sol, ishujt Baleare etj.

Listën e blerësve e  kryesojnë shtetasit angleze më 10%, të ndjekur nga gjermanët, francezët, belgët, italianët, holandezët etj. Sipas të dhënave në Spanjë, 1 nga 5 shtëpi të ndërtuara, sot shitet tek një shtetas i huaj.

Kjo do të thotë se Spanja po bëhet një vend jashtëzakonisht atraktiv për blerës të huaj. Por në të njëjtën kohë, ky trend blerjesh në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon tregun duke rritur presionin ndaj çmimeve sidomos në vende ku stoku i ndërtuar është i limituar.

Qytete si Barcelona, po përballen me të vërtetë me një krizë strehimi për rezidentët vendas, kjo jo vetëm si pasojë e blerjeve të pasurive të paluajtshme nga shtetas të huaj si rezidenca, por edhe nga përdorimi i këtyre pasurive, si stok hotelier nëpërmjet platformave si AirBnb ose Booking”.

Sipas Dhamit blerësit e huaj të cilët po tërheq Spanja janë kryesisht blerësit anglezë e pronave të shtrenjta, çka po sjell edhe rritjen e çmimeve.

“Nga një total prej 583,000 transaksionesh, 27,000 prona në Spanjë janë blerë nga anglezët dhe 87,000 nga shtetas të tjerë të huaj. Blerja e tyre më tepër bëhet për investim, duke rritur direkt qiratë për vendasit. Njoftimi nga ana e qeverisë për taksim 100% pati impakt të mjenjëhershëm, pasi shumë shtetas anglezë po shohin si mundësi blerje pronash në Qipro”./Monitor

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme