Politika 8 June 2026, 21:53 Nga VNA

Përplasje në protestë, FRPD akuzon mbështetësit e Arlind Qorit për provokim

Ndaje në Whatsapp
Përplasje në protestë, FRPD akuzon mbështetësit e

Në protestën e së hënës kundër projektit në Zvërnec u shënuan edhe momente tensioni mes disa të rinjve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe mbështetësve të Lëvizjes Bashkë. Pas incidentit ka reaguar zëvendëskryetarja e FRPD-së, Desada Xhetani, e cila pretendon se të rinjtë demokratë janë provokuar nga aktivistë të forcës politike të drejtuar nga Arlind Qori.

Sipas saj, përplasja nisi pasi disa aktivistë iu drejtuan grupit të FRPD-së duke kërkuar largimin e tyre nga protesta. Xhetani deklaroi se protesta ishte qytetare dhe se të rinjtë demokratë kishin marrë pjesë për të mbështetur kauzën kundër projektit në Zvërnec.

Ajo tha se thirrja që shkaktoi reagimin e mbështetësve të Lëvizjes Bashkë ishte slogani “Poshtë komunizmi”, duke pretenduar se pikërisht kjo parullë solli acarimin dhe konfrontimin verbal mes palëve.

Ngjarja shënon incidentin e parë të raportuar mes grupeve të ndryshme pjesëmarrëse në protestat e ditëve të fundit, të cilat deri tani janë karakterizuar nga pjesëmarrje e gjerë qytetare dhe prani e aktivistëve nga forca të ndryshme politike.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme