Kronika 5 September 2026, 20:08 Nga VNA

Përplasja për pagat e magjistratëve/ Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutim të menjëhershëm: Mosveprimi i Kuvendit s’mund të bllokojë vendimin e Kushtetueses

Ndaje në Whatsapp

ssdscdcd.jpg

Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë reaguar sërish lidhur me çështjen e pagave në sistemin e drejtësisë, duke kërkuar ekzekutimin e menjëhershëm të tyre dhe zbatimin e vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar këtë të shtunë, tre shoqatat shprehin shqetësimin për atë që e cilësojnë si vijim të mosekzekutimit të pagave të magjistratëve, funksionarëve të organeve të drejtësisë, si dhe personelit të administratës gjyqësore dhe të prokurorisë.

Sipas tyre, Gjykata Kushtetuese i kishte lënë Kuvendit afat deri më 31 korrik 2026 për të miratuar ndryshimet ligjore përkatëse dhe jo vetëm për depozitimin e nismave. Shoqatat argumentojnë se në vendimin nr. 15/2026 ishte parashikuar edhe situata e mosveprimit të Kuvendit, duke përcaktuar mekanizmin që do të përdorej për llogaritjen e pagave pas përfundimit të këtij afati.

Pas 31 korrikut, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë morën vendimet përkatëse për llogaritjen e pagave. Sipas tre organizatave, KLGJ dhe KLP nuk kanë marrë kompetencat e Kuvendit për përcaktimin e politikës së pagave, por kanë konkretizuar pasojat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese pas përfundimit të afatit të vendosur për ligjvënësin.

Në deklaratë ngrihen pikëpyetje edhe mbi qëndrimin e Ministrisë së Financave. Shoqatat thonë se ministri i Financave u ka kërkuar KLGJ-së dhe KLP-së t'i dërgojnë Drejtorisë së Thesarit urdhërpagesat sipas formulës së mëparshme, ndërsa, sipas tyre, ministri i Drejtësisë ka pranuar publikisht se kjo formulë është shfuqizuar dhe se për plotësimin e boshllëkut duhet ndërhyrja e Kuvendit.

Pikërisht këtu, gjyqtarët dhe prokurorët pretendojnë se ekziston një kontradiktë, duke kërkuar nga Ministria e Financave të sqarojë bazën ligjore mbi të cilën kërkohet përdorimi i formulës së mëparshme.

Shoqatat theksojnë gjithashtu se vendimet e KLGJ-së dhe KLP-së, për sa kohë nuk janë kundërshtuar gjyqësisht, mbeten në fuqi dhe, sipas tyre, duhet të zbatohen nga institucionet përgjegjëse.

Në reagim trajtohet edhe nisma e re ligjore e depozituar nga dy deputetë në Kuvend. Sipas tre shoqatave, kjo nismë duhet të vlerësohet me kujdes, si për shkak se vjen pas afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, ashtu edhe për përmbajtjen e projektligjit. Megjithatë, ato argumentojnë se një nismë e tillë nuk mund të përdoret si arsye për të mbajtur të bllokuara pagat deri në miratimin e një ligji të ri.

Sipas tyre, pranimi i argumentit se edhe pas 31 korrikut duhet pritur një ndërhyrje e re e Kuvendit do t'i jepte ligjvënësit mundësinë që, përmes mosveprimit, të shtynte efektet e një afati të vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Në përfundim, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm të pagave, sqarimin nga Ministria e Financave të bazës ligjore për formulën e kërkuar, respektimin e vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese dhe ekzekutimin e vendimeve të KLGJ-së dhe KLP-së.

Tre shoqatat kërkojnë gjithashtu që çdo ndërhyrje e ardhshme ligjore e Kuvendit të mos sjellë një rezultat më të pafavorshëm sesa standardi i përcaktuar tashmë nga Gjykata Kushtetuese.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme