Kronika 4 September 2026, 17:46 Nga VNA

Vrasja e Viktor Bardhit në Mirditë/ Lirohen 10 të shoqëruarit, asnjë provë që i lidh me atentatin me 30 plumba

Ndaje në Whatsapp

fvdvdf.jpg

Janë lënë të lirë rreth 10 personat e shoqëruar dhe marrë në pyetje në kuadër të hetimeve për vrasjen e 65-vjeçarit Viktor Bardhi në Mirditë.

Pas marrjes së dëshmive dhe verifikimeve të kryera, hetuesit nuk kanë gjetur elemente që mund t'i lidhin personat e shoqëruar me atentatin e rëndë të ndodhur në fshatin Ndërfushas.

Ndërkohë, hetimet për identifikimin e autorëve vijojnë. Grupi hetimor po analizon pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, si dhe përgjatë akseve që të çojnë drejt vendit ku u gjet automjeti i djegur pas atentatit.

Dyshohet se autorët e kanë monitoruar paraprakisht zonën dhe kanë planifikuar lëvizjet për të shmangur kamerat e sigurisë. Deri më tani, në zonat e mbuluara nga kamera nuk janë evidentuar lëvizje që mund të ndihmojnë në identifikimin e tyre.

Hetuesit po këqyrin gjithashtu terrenin për gjurmë apo prova të mundshme, pasi ekziston dyshimi se ekzekutorët mund të jenë afruar në këmbë në vendin ku kryen vrasjen.

Pista kryesore e hetimit mbetet ajo e hakmarrjes, e lidhur me konfliktin mes fiseve Reçi dhe Bardhi, i cili daton prej vitit 2016 dhe dyshohet se ka shkaktuar të paktën nëntë viktima. Megjithatë, po hetohen edhe pista të tjera jashtë këtij konflikti.

Viktor Bardhi u ekzekutua paraditen e së enjtes, rreth një kilometër larg banesës së tij. 65-vjeçari ishte nisur drejt ujësjellësit për të hapur linjën e furnizimit me ujë të fshatit, kur pranë një nënkalimi u qëllua me breshëri automatiku.

Në drejtim të tij u qëllua me të paktën 30 plumba. Kanë qenë banorët e zonës që konstatuan automjetin dhe njoftuan Policinë.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme