Kronika 4 September 2026, 14:37 Nga VNA

Vrasja e Viktor Bardhit: 10 të shoqëruar, pjesëtarë të fisit Reçi apo lidhje të tyre

Ndaje në Whatsapp

wdedwdwewed.jpg

Policia e Lezhës shoqëroi 10 persona pas ekzekutimit të 65-vjeçarit Viktor Bardhi në fshatin Ndërfushëz, në Mirditë.

Burimet konfirmojnë se personat e shoqëruar janë pjesëtarë të fisit Reci apo lidhje të afërta të tyre, me të cilin fisi Bardhi është në hasmëri prej disa vitesh. Por, pasi atyre u janë marrë dëshmitë, janë lënë të lirë.

Hetuesit janë duke hetuar në disa pista, ku më kryesorja është vrasja për motive gjakmarrjeje. Viktor Bardhi është vëllai i Martin Bardhit, të vrarë në vitin 2023. Në janar të vitit 2024, u është vrarë nipi, Kristin Marku.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme