Kronika 3 September 2026, 18:58 Nga VNA

KLGJ i kërkon Financave zhbllokimin e pagave: Vendimet e Kushtetueses nuk mund të pezullohen

Ndaje në Whatsapp
KLGJ i kërkon Financave zhbllokimin e pagave: Vendimet e Kushtetueses nuk

Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka kërkuar Ministrisë së Financave ekzekutimin e menjëhershëm të pagave të muajit gusht 2026 për gjyqtarët dhe administratën gjyqësore, duke kundërshtuar që procedurat administrative të Thesarit të çojnë në pezullimin e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një shkrese drejtuar Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, KLGJ sqaron se listëpagesat për muajin gusht janë hartuar dhe dorëzuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

KLGJ thekson se në disa gjykata, konkretisht në Durrës, Fier dhe Gjirokastër, listëpagesat dhe urdhërshpenzimet janë verifikuar dhe miratuar nga strukturat përkatëse të Thesarit, por sipas Këshillit, pagesat janë bllokuar më pas në bankat përkatëse.

Në shkresë, KLGJ i referohet vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese, i cili krijoi një situatë të re ligjore për formulën e pagës së gjyqtarëve duke filluar nga 1 gushti 2026. Sipas KLGJ-së, Kuvendi nuk miratoi brenda afatit të 31 korrikut ndryshimet ligjore të nevojshme për përshtatjen e pagave të magjistratëve.

Për këtë arsye, Këshilli i Lartë Gjyqësor argumenton se nuk kishte diskrecion për të vendosur nëse do të zbatonte ose jo vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por vetëm për të konkretizuar mënyrën e zbatimit të tij.

KLGJ thekson se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe detyruese për të gjitha institucionet shtetërore.

“Mosveprimi i Kuvendit nuk mund të shndërrohet në të drejtën e një organi të ekzekutivit për të pezulluar efektet e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese”, argumenton KLGJ në përgjigjen drejtuar Ministrisë së Financave.

Sipas Këshillit, as Kuvendi, as Këshilli i Ministrave, Ministria e Financave apo një organ tjetër shtetëror nuk mund të rihapë apo të relativizojë një çështje që është vendosur përfundimisht nga Gjykata Kushtetuese.

KLGJ sqaron gjithashtu se me vendimin nr. 435, të datës 26 gusht 2026, nuk ka krijuar një politikë të re pagash për gjyqtarët dhe as nuk ka zëvendësuar kompetencat e Kuvendit, por ka zbatuar standardet e përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese.

Në përfundim, Këshilli i Lartë Gjyqësor i kërkon Ministrisë së Financave dy masa konkrete: Ekzekutimin e menjëhershëm të pagave për administratën e KLGJ-së, administratën gjyqësore dhe personelin mbështetës, paga e të cilëve nuk preket nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, si dhe ekzekutimin e pagave të gjyqtarëve pas përfundimit të verifikimeve nga strukturat e Thesarit.

Përplasja mes KLGJ-së dhe Ministrisë së Financave vjen në një moment kur zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për formulën e re të pagave të magjistratëve ka krijuar një ngërç institucional, duke lënë të paekzekutuara pagat e muajit gusht.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme