Kronika 5 September 2026, 09:06 Nga VNA

Konflikti mes armë mes dy biznesmenëve, zbardhen emrat e 10 të kërkuarve, mes tyre dy ushtarakë

Ndaje në Whatsapp
Konflikti mes armë mes dy biznesmenëve, zbardhen emrat e 10 të

VNA zbardh emrat e 10 personave të shpallur në kërkim pasi dyshohen për përfshirje në konfliktin mes pronarit të kompanisë Delta Luan Muca dhe Vasil Bedinaj të rrjetit të hoteleve Rexhina. 

Në mesin e tyre është dhe vëllai i Luan Mucës, Bujar Muca që u zgjodh dhe deputet nën siglën e PDIU-së, por e la mandatin ende pa u betuar në parlament. 

Të dyshuarit vijojnë të jenë në kërkim. 

Ndërsa Luan Muca dhe dy vëllezërit Mandrit dhe Klaudio Lleshaj, shoqërues të biznesmenit, janë arrestuar nën dyshimet për gjobëvënie. Në pranga ka përfunduar dhe Blerim Heta, si dhe Angjelo Breshani, shofer i Vasil Bedinaj, i cili qëlloi me armë ndaj grupit të Mucës, teksa këta të fundit largoheshin ngë resorti Regina. Teksa ndiqej nga policia makina me të cilën ndodhen Muca u aksidentua dhe ai mbeti I plagposur bashke me një nga shoqëruesit. Bedinaj pretendon se Muca i vuri gjobë 5 mln euro, ndërsa Muca këmbëngul se konflikti mes tyre lidhet për një pronë.  

Të shpallur në kërkim:

Bujar Muca

Edison Zalla

Serxhio Cani

Rei Degjoni

Renato Kodra

Klej Doci

Arjan Doda 

Marjos Ramosacoj 

Altin Grori- efektiv i policisë ushtarake 

Fatjon Maknori – efektiv i policisë ushtarake

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme