Bota 21 February 2025, 22:30 Nga VNA

Papa Françesku në spital edhe për disa ditë, nuk e ka kaluar ende rrezikun

Ndaje në Whatsapp
Papa Françesku në spital edhe për disa ditë, nuk e ka

Papa Françesku, i cili prej disa ditësh është shtruar në spital duke u kuruar për pneumoni, nuk është përmirësuar ende.

Një nga mjekët e tij është shprehur se ai do të vijojë të qëndrojë në spital për të paktën edhe një javë.

“A është jashtë rrezikut? Jo. Por nëse pyetja është ‘a është ai në rrezik për vdekje?’, përgjigja është sërish ‘jo’,” tha Sergio Alfieri, një kirurg i përgjithshëm në spitalin universitar Gemelli të Romës, duke shtuar se Papa ishte në dijeni se sa e rëndë ishte situata.

“Papa e di këtë. E kuptoj që situata është serioze”, është shprehur mjeku.

Mjeku tha se Papa ishte me humor të mirë dhe të premten vizitoi kishën e spitalit për t’u lutur. Ai ishte gjithashtu në gjendje të bënte disa punë, por gjendja e tij shëndetësore mund të ndryshonte nga dita në ditë, kështu që ai do të qëndrojë në spital ende.

Kujtojmë se Papa Françesku u shtrua në spital të premten e kaluar pasi vuante nga bronkiti. Ai më vonë u diagnostikua me një infeksion të traktit respirator dhe pneumoni në të dy mushkëritë, një kombinim për të cilin mjekët thanë se e bëri trajtimin e tij terapeutik më kompleks.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme