Bota 18 February 2025, 16:04 Nga VNA

Egjipti, plan për rindërtim të Gazës pa e zhvendosur popullsinë

Ndaje në Whatsapp
Egjipti, plan për rindërtim të Gazës pa e zhvendosur

Egjipti është duke zhvilluar një plan për të rindërtuar Rripin e Gazës, që nuk parasheh largimin e palestinezëve nga territori i tyre, teksa shtetet arabe po tentojnë të minimizojnë propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump për t’i larguar banorët nga zona, dhe që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin e territorit.

Plani, sipas një raportimi të medias shtetërore të Egjiptit, Al-Ahram, bën thirrje për krijimin e “zonave të sigurta” brenda Gazës, ku palestinezët do të mund të qëndronin derisa kompanitë ndërtuese prej Egjiptit dhe vendeve tjera të rindërtonin infrastrukturën.

Tri zonat e sigurta do të funksionin për një periudhë fillestare gjashtëmujore, sipas planit.

Shtëpitë mobile do të mund të krijoheshin dhe do të mundësohej dërgimi i ndihmave humanitare, parasheh mes tjerash plani.

Ky projekt rindërtimi – që mund të zgjasë pesë vjet. Dy zyrtarë të Egjiptit dhe diplomatë perëndimorë i kanë thënë AP-së se Kairoja është duke diskutuar planin me zyrtarë në Evropë, Arabinë Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Në këto negociata është thënë se po diskutohen edhe ndarjet buxhetore.

Egjipti, Jordania dhe Emiratet besohet se janë të përfshira në këto përpjekje, pasi ato kanë thënë se nuk janë të gatshme të strehojnë popullsinë e Gazës.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme