Bota 16 February 2025, 22:07 Nga VNA

Policia italiane arreston shqiptarin që trafikonte drogë te parkingu i spitalit

Ndaje në Whatsapp
Policia italiane arreston shqiptarin që trafikonte drogë te parkingu i

Policia e Perugia ka arrestuar një shqiptar të dyshuar për trafik droge. Sinjalizimet erdhën për aktivitet të paligjshëm në parkingun e spitalit Santa Maria della Misericordia.

Hetimet çuan te një shqiptar 33-vjeçar i ngarkuar nga precedentë të shumtë. Në automjetin e të riut u gjetën paketa të mbyllura që përmbanin lëndë narkotike brenda sediljes.

Për më tepër, pranë pemës ku ai ishte parë duke ndaluar, u gjet një peshore elektronike precize dhe një tufë çelësash.

Më pas, pasi kanë gjurmuar adresën e shtëpisë, duke përdorur çelësat e gjetur pak më parë, operatorët kontrolluan banesën ku u gjetën cash me vlerë rreth 2500 euro, me gjasë fitimi nga aktiviteti i trafikut të drogës, informon media.

I dërguar në komisariat për veprimet e zakonshme, 33-vjeçari është arrestuar për veprën penale të posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikim dhe i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme