Kronika 10 July 2026, 09:23 Nga VNA

Pamjet e kamerave zbardhin vrasjen në Shkodër, 62-vjeçari qëllon gruan dhe pret policinë

Ndaje në Whatsapp
Pamjet e kamerave zbardhin vrasjen në Shkodër, 62-vjeçari

Zbardhen detaje tronditëse lidhur me vrasjen e Bardhe Zicit në Shkodër. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së banesës së çiftit Shtjefën e Bardhe Zici, prindër të dy fëmijëve, ku shfaqet autori i dyshuar 62-vjeçar, teksa qetësisht shkon, merr armën e gjahut dhe më pas afrohet qetësisht te dera kryesore e oborrit.

Aty hap derën dhe shikon me kujdes nëse po kalojnë njerëz, më pas hyn në banesë dhe qëllon për vdekje gruan 55-vjeçare. Pas krimit tronditës, Shtjefën Zici as nuk tenton të largohet, por gjakftohtë pret prangat e policisë.

Nga hetimet e para rezulton se ai e qëlloi për vdekje gruan për motive xhelozie. Paraprakisht thuhet se gruas i ra telefoni, por ende nuk dihet nëse e telefonuan fëmijët, djali nga Kanadaja ose vajza, apo të afërm të tjerë. Kjo nuk është pritur mirë nga 62-vjeçari, i cili e qëlloi për vdekje krejt gjakftohtë.

Krimi i rëndë ndodhi pasditen e djeshme në banesën e familjes Zici në Unazën Lindore të qytetit të Shkodrës.

Ndaj Zicit është ngritur akuza “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe ai rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme