Kronika 9 July 2026, 12:40 Nga VNA

Kryemadhi kërkon heqjen e tabulateve nga dosja: Telefoni u sekuestrua në shkelje të ligjit

Ndaje në Whatsapp

vfvd.PNG

Ish-politikania Monika Kryemadhi i kërkoi GJKKO-së shpalljen e papërdorshme të tabulateve të zbardhura nga celulari i saj i sekuestruar. Sipas Kryemadhit, celulari është sekuestruar në mënyrë të paligjshme, pasi në atë periudhë ajo ka qenë deputete. Marrja e një prove në mënyrë të paligjshme e bën edhe atë të tillë.

Monika Kryemadhi thotë se, pavarësisht se i vuri në dijeni agjentët e BKH-së se celulari i sekuestruar ishte i saji, ata sërish e morën.

Kur e ka kundërshtuar në gjykatë, celulari nuk i është vënë në dispozicion, duke pranuar kërkesën e SPAK-ut, i cili pretendon se telefoni nuk është i saj, por i nënës së saj.

Megjithatë, nga ky celular, tha ish-deputetja, është përpiluar aktakuza ndaj saj.

“Organi i akuzës nuk duhej të vinte për kontroll në banesën time, pasi unë isha deputete. Organi i akuzës e dinte që ne jetonim në një banesë. Organi i akuzës e dinte që, kur është bërë kontrolli, është kontrolluar dhoma ime e gjumit, pavarësisht se ishte në emër të Fatime Kryemadhit”, theksoi ajo.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme