Kronika 8 July 2026, 11:10 Nga VNA

Rrëzohet pista e mafies shqiptare për atentatin ndaj Ranuccit, hetimet fokusohen te miku i gazetarit

Ndaje në Whatsapp
Rrëzohet pista e mafies shqiptare për atentatin ndaj Ranuccit, hetimet

Zhvillimet më të fundit në hetimin për atentatin me bombë ndaj gazetarit investigativ italian Sigfrido Ranucci kanë ndryshuar tërësisht drejtimin e çështjes, duke zbehur ndjeshëm pistën që për muaj me radhë ishte konsideruar si një nga më të fortat: atë të një sulmi të porositur nga krimi i organizuar, përfshirë edhe grupet kriminale shqiptare, për shkak të investigimeve të tij.  

Sipas zhvillimeve të fundit të hetimit, Prokuroria e Romës dyshon se porositësi i atentatit mund të ketë qenë biznesmeni dhe ish-gazetari Valter Lavitola, një person që, paradoksalisht, ishte mik i afërt i vetë Ranuccit.

Në një intervistë për La Repubblica, Ranucci tha se është i tronditur nga kjo hipotezë dhe se nuk mund ta besojë që Lavitola do të kishte dashur t’i bënte keq atij ose familjes së tij.

“E konsideroj Valterin një mik të vërtetë. Pres të shoh provat, por jam i bindur se nuk do të më bënte kurrë keq mua dhe familjes sime”, deklaroi gazetari.

Ai hodhi poshtë edhe zërat se atentati mund të ishte inskenuar për të fituar publicitet.

“Nuk kam nevojë për publicitet. Përkundrazi, do të doja më pak ekspozim pas gjithë sulmeve që kam marrë. Si mund të rrezikoja jetën e vajzës sime?”, u shpreh ai.

Ranucci zbuloi se miqësia me Lavitolën kishte lindur në vitin 2019, pikërisht pasi emisioni investigativ Report kishte publikuar disa hetime mbi aktivitetet e tij. Më pas, sipas gazetarit, Lavitola ishte bërë edhe një burim informacioni për investigime të tjera.

Ai konfirmoi gjithashtu se Lavitola i kishte folur për një projekt politik dhe i kishte kërkuar ndihmë, por theksoi se nuk kishte pasur kurrë ndërmend të hynte në politikë.

Sa i përket motivit të atentatit, Ranucci vazhdon të besojë se bomba nuk kishte si objektiv eliminimin e tij fizik, por ndalimin e publikimit të një investigimi të rëndësishëm të emisionit Report.

“Pajisja shpërthyese u vendos aty për të ndalur një lajm që do të mbërrinte tek ne. Ishte një mesazh tërthor, jo i drejtuar vetëm ndaj meje”, tha ai.

Hetimet vijojnë për të zbardhur motivin dhe për të verifikuar provat që lidhin Lavitolën me atentatin, por zhvillimet e fundit tregojnë se pista që sulmi ishte një hakmarrje e mafies shqiptare për shkak të punës së Ranuccit nuk është më në qendër të hetimeve, ndërsa vëmendja e prokurorëve është përqendruar te marrëdhëniet mes gazetarit dhe mikut të tij, Valter Lavitola.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme