Politika 31 October 2024, 14:44 Nga VNA

Opozita thërret protestë në Shkodër/ Berisha solidarizohet me qytetarët

Ndaje në Whatsapp
Opozita thërret protestë në Shkodër/ Berisha solidarizohet

Pas ngjarjes së rëndë të atentatit me tre viktima në Shkodër, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thirri protestë të opozitës për t’u solidarizuar me qytetarët e këtij qyteti. Në një deklaratë publike, Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhje me krimin e organizuar dhe për përdorimin e bandave për të frikësuar dhe kontrolluar qytetin e Shkodrës.

“Jam këtu për të shprehur solidaritetin tim më të thellë me secilin qytetar të Shkodrës, të cilët Edi Rama përpiqet t’i mposhtë duke përdorur krimin dhe mafian më agresive, duke e bërë qytetin e tyre të pajetueshëm,” deklaroi Berisha.

Protesta e opozitës është thirrur të shtunën, ora 12:00, në Shkodër.  Berisha e cilësoi protestën një akt të mosbindjes civile kundër dhunës së grupeve kriminale, për të cilat ai pretendon se kanë mbështetjen e qeverisë aktuale.

Sipas Berishës, qeveria e Ramës synon të kontrollojë votat nëpërmjet grupeve kriminale, përfshirë edhe të ashtuquajturit “Bajri” dhe grupe të tjera të përfshira në krimin e organizuar. “Shqiptarët e panë se votat e Edi Ramës ishin pazar me grupe kriminale dhe tani, pas diskreditimit, ai kërkon të sigurojë votat përmes bandave kriminale në Shkodër,” theksoi Berisha.

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme