Politika 31 October 2024, 09:29 Nga VNA

Kuvendi diskuton tre projektligje dhe vendime të rëndësishme në seancën plenare të ditës

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi diskuton tre projektligje dhe vendime të rëndësishme

Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet sot në ora 10:00 në seancë plenare, e cila do të drejtohet nga zëvendëskryetari i Kuvendit, Bledar Çuçi. Në rendin e ditës do të diskutohen tre projektligje të rëndësishme dhe disa projektvendime.

Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të seancës plenare të datës 28 tetor 2024, pas së cilës do të kalojë në diskutim projektligji “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”.

Në vijim, do të debatohet për projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për shërbimin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë’” si dhe për një tjetër projektligj për ndryshime në ligjin “Për fondin kullosor”.

Gjithashtu, Kuvendi do të diskutojë dekretin e kthyer nga presidenti Bajram Begaj për ligjin “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

Në rendin e ditës është përfshirë edhe projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor ‘Për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi’” dhe projektvendimi për strukturën, organikën dhe klasifikimin e pagave për personelin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme