Politika 30 October 2024, 16:33 Nga VNA

Vakanca në Gjykatë Kushtetuese, 10 aplikantë, në listë edhe Naureda Llagami e KLGJ-së

Ndaje në Whatsapp
Vakanca në Gjykatë Kushtetuese, 10 aplikantë, në listë

Kuvendi publikoi emrat e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, post që mbeti vakant pas dorëheqjes së Elsa Toskës. Vërehet se ndër kandidatët është edhe Naureda Llagami, e cila drejtoi Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe konsiderohet një ndër personat e besuar të qeverisë. Ndërkohë, Kuvendi po ndërmerr një veprim të diskutueshëm nga ana kushtetuese, pasi shtyrja e mandatit deri në vitin 2028 po rrezikon të cënojë procesin e rinovimit të Gjykatës. Njoftimi Referuar shpalljes së publikuar në faqen web të Kuvendit të Shqipërisë, për hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant për mandat plotësues për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Lista e kandidatëve që kanë shprehur interes për të kandiduar për këtë pozicion është si më poshtë vijon: 1. Alfred Balla 2. Eris Hysi 3. Gentian Zyberi 4. Irena Nino 5. Klodian Rado 6. Naureda Llagami 7. Nertila Sadedini 8. Nurihan Meta (Seiti) 9. Roland Ilia 10. Sinan Tafaj Shkeljet Më herët VNA ka publikuar shkeljet e Elisa Spiropalit në detyrën si kryeparlamentare. Në të parin njoftim të Kuvendit për vendin vakant të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, pas dorëheqjes së Elsa Toskës, zonja Spiropali ka shkruar se pasardhësi i saj do të ketë mandat deri në vitin 2028. Në fakt, sipas ligjit, mandati i Toskës është deri në vitin 2025. Rregulli është që nëse gjyqtari largohet para kohe, ai që vjen do t'a marrë mandatin për aq kohë sa ka mbetur nga pjesa e paplotësuar, pra deri në vitin 2025. Nuk është e pavend të mendohet se socialistët e kanë gjetur zëvendësuesin e zonjës Toska, pasi i kanë edhe votat për t'a zgjedhur në parlament.

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme