Politika 29 October 2024, 20:25 Nga VNA

Protesta e PD/ Tensionohet situata në Tiranë dhe Elbasan, protestuesit shtyhen me policinë

Ndaje në Whatsapp

Kanë filluar përplasjet e para mes protestuesve të PD dhe policisë tek ish- Sheshi Shqiponja. Deputeti Flamur Noka dhe disa të rinj janë shtyrë me policinë e cila sa vijnë dhe afrohen drejt protestës.

Përplasje janë shënuar edhe në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, ku policia u ka kërkuar hapjen e rrugës protestuesve. Pas rrefuzimit të përfaqësuesve të PD dhe protestuesve, pati një agravim të situatës.

Deputeti demokrat, Tomor Alizoti pretendoi se ka pasur edhe shoqërime nga ana e policisë.

“Ka pasur shoqërime, por nuk ka më njeri frikë nga burgu, njerëzit janë pa bukë. Edhe këta janë pa bukë” tha Alizoti.

 

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme