Politika 29 October 2024, 13:49 Nga VNA

Ervin Salianji dërgon letër ambasadave dhe eurodeputetëve, denoncon procesin e tij si politik

Ndaje në Whatsapp
Ervin Salianji dërgon letër ambasadave dhe eurodeputetëve,

Ervin Salianji, aktualisht në burgun e Fierit, i ka dërguar një letër ambasadave perëndimore në Tiranë dhe eurodeputetëve të Parlamentit Europian, anëtarë të Komitetit të Stabilizim-Asociimit (MSA), ku e cilëson si të motivuar politikisht procesin dhe dënimin e tij. Sipas Salianjit, ky vendim erdhi në një moment të rëndësishëm politik, në prag të zgjedhjeve parlamentare, ku ai ishte caktuar si i deleguar i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, pasi kishte arritur dy rezultate të suksesshme në Korçë dhe në bashkinë e Kavajës.

Në letrën e tij, Salianji u bën thirrje ambasadorëve dhe eurodeputetëve që të mos bëhen dëshmitarë të një “regjimi të ri” në Europë. Përveç letrës, përfaqësuesve të huaj u është dërguar edhe një përmbledhje e plotë e kronologjisë së ‘dosjes Xhafaj’, e cila, sipas tij, tregon qartë motivet politike që qëndrojnë pas këtij procesi.

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme