Politika 28 October 2024, 20:41 Nga VNA

Seanca plenare zgjat vetëm 20 minuta/ Opozita protestoi, mazhoranca vazhdoi punimet

Ndaje në Whatsapp
Seanca plenare zgjat vetëm 20 minuta/ Opozita protestoi, mazhoranca vazhdoi

Seanca e sotme plenare ka zgjatur vetëm 20 minuta, mjaftueshëm për opozitën që të protestojë, duke bllokuar foltoren me pankarta dhe zhurmë, por pa krijuar kaos.

Megjithëse Garda kishte rrethuar Kuvendin me kangjella hekuri, deputetët e përjashtuar të opozitës vendosën të mos paraqiteshin në parlament, duke u fokusuar në protestën e nesërme.

Nga ana tjetër, mazhoranca nuk u pengua nga zhurma dhe vazhdoi diskutimet për projektligjet që ishin planifikuar të diskutoheshin, ku vetëm 4 deputetë socialistë morën fjalën nga vendi. Në sallë mungonte kryeministri Edi Rama.

 

Video

Tensionohet situata para Kryeministrisë policia shpërndan protestuesit me makinën e ujit

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme