Politika 28 October 2024, 12:34 Nga VNA

Porositë/ Komunikim me pensionistët dhe pjesëmarrje në takimet e Ramës

Ndaje në Whatsapp
Porositë/ Komunikim me pensionistët dhe pjesëmarrje në

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar sot një mbledhje, ku diskutimet janë fokusuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit. Kreu i grupit, Niko Peleshi, ka kërkuar angazhim të plotë nga deputetët, duke u kërkuar atyre pjesëmarrje aktive në çdo komision dhe seancë plenare.

Peleshi ka theksuar gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të komunikimit të deputetëve me pensionistët, duke e cilësuar këtë si një prioritet të PS-së. Deputetëve u është kërkuar të mbështesin dhe të marrin pjesë në takimet e ardhshme të kryeministrit Edi Rama me diasporën, që do të zhvillohen më 3 nëntor në Selanik dhe më 24 nëntor në Londër.

Ndërkohë, diskutimet për buxhetin 2025 pritet të nisin më 4 nëntor, ndërsa më 18 nëntor projekt-buxheti do të shqyrtohet në konferencën e kryetarëve, dhe votimi përfundimtar në Parlament është planifikuar më 2 dhjetor.

Video

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme