Politika 26 October 2024, 21:07 Nga VNA

PS ndez motorët e fushatës nga Amerika

Ndaje në Whatsapp
PS ndez motorët e fushatës nga Amerika

Premtimet e Ramës për shqiptarët e Amerikës:

  • ‌Linjë direkte avioni Shqipëri-SHBA
  • ‌Emigrantë pjesë e listës për Deputetë
  • ‌Paketa e maleve, investime nga emigrantët

"Dua votën tuaj nga Amerika për t'a bërë Shqipërinë anëtare të BE në 2030”. Kështu do të shprehej kreu i Partisë  Socialiste, njëherësh kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në takimin e mbajtur me Diasporën në New York, Amerikë. Në takimin e radhës, në kuadër të turit të rinisur me shqiptarët anembanë botës, kreu i Partisë Socialiste ka ndezur motorët e fushatës. Duke i futur direkt e në temë Rama "lypi" vota për të qeverisur në Shqipëri. E siç e thotë edhe shprehja e vjetër "lypja ka faqen e zezë, por pa gjë nuk të lë". Për këtë pritet për t'u parë sa vota do sjellë Diaspora në thesin e PS. Ndërkohë që në këmbim të votës, Rama i premtoi shqiptarëve se shumë shpejt do të operojë linjë direkte avioni Shqipëri -Amerikë, do të përfaqësohen me deputetë në listat e vitit 2025 si dhe do ju jepen troje falë paketës së maleve. Teksa Rama do vijojë takimet edhe me shqiptarë në vende të tjera nëpër botë, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë dy drejtuesit e partive opozitare në vend, që të dy ndodhen nën masë arresti. Në një kohë që vendi ndodhet një vit para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme