Politika 28 October 2024, 17:11 Nga VNA

Kuvendi mblidhet pasdite, opozita në mosbindje civile

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi mblidhet pasdite, opozita në mosbindje civile

Sot pasdite në orën 17.00 Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancë parlamentare të radhës. Në rend dite është parashikuar miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 17.10.2024. Në kuadër të javës që gjelbër, pritet që të diskutohen çështjet e evidentuara nga zgjedhësit e qytetarët në terren. Diskutimet do të zgjasin jo më shumë se 4 orë. Në mesditë në Partinë Demokratike është mbledhur grupi parlamentar nga ku pritet të mësohet mbi vijimin e aksionit  në Parlament, teksa ditën e nesërme do zhvillohet një protestë kombëtare. Kreu i kësaj forme politike, z. Sali Berisha paralajmëroi se mosbindja civile do të shtrihet në të gjithë vendin. Ndërkohë që anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike kanë publikuar një poster që paralajmëron mosbindje civile me bllokim rrugësh duke nisur nga ora 17:00 të akseve kryesore të vendit duke nisur që nga: Casa Italia në Tiranë, tek rrethrrotullimi i Levanit, Milotit, Bradashesh, Rrogozhinës e Shkozetit.

Video

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme